Ramadani nuk e diskuton fitoren ndaj Folgores, flet edhe për mungesat e Prishtinës në këtë ndeshje

212

Zekrija Ramadani, është pronencuar para ndeshjes me Folgoren, shkruan Gazetasheshi.com.

Trajneri i Prishtinës, është shprehur optimist për fitore dhe ka shtuar se mungesa e dy futbollistëve kyç nuk do të vërehet.

”Është kjo garë e re për klubin, na pret ndeshja e “Champions”, ku kemi përball kampionët e San Marinos dhe ku jemi munduar të marrim disa informata për ata, aq sa kemi mundur të arrijmë t’i kemi për këtë skuadër kundërshtare”, ka thënë fillimisht Ramadani.

“Jam i bindur nëse ia arrijmë të japim maksimumin, atëherë nuk e diskutojmë aspak fitoren. Gjithsesi duhet të marrim shumë seriozisht këtë takim, sepse shumë analistë e kanë quajtur amatore kundërshtarin tonë, por ajo nuk duhet të na lirojë aspak, por duhet të motivohemi, të mobilizohemi dhe të marrim sikur kemi njërin prej kundërshtarëve më të fortë të mundshëm”, vazhdoi ai.

Ramadani gjithashtu foli edhe për mungesat në skuadrën e tij.

“Patjetër te loja jonë Bekteshi dhe Abazi kanë qenë ndoshta dy futbollistët më të padiskutueshëm. Mungesa e tyre besoj që nuk do të vërehet duke besuar te ekipi, te futbollistët që do t’i zëvendësojnë ata”, përfundoi Ramadani për faqen zyrtare të klubit.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Folgores do të luhet sot nga ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.

/Gazeta Sheshi/