Ramadani: Jemi të kënaqur me shortin në Ligën e Kampionëve, por duhet të punojmë që të jemi gati

301

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka analizuar shortin dhe përballjen me kampionët e San Marinos.

Kryeqytetasit do ta nisin në gjysmëfinale ku përballë do ta kenë Folgoren.

Shkupjani është ndarë i kënaqur me shortin, por thotë se asgjë nuk ka mbaruar.

“Short siç e kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar”.

“Besoj që do të gjejmë formën optimale që të përballojmë me sukses kampionët e San Marinos”.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turnir, shorti i të cilit na gëzon, por nuk na jep aspak komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin, por do t’i hulumtojmë dhe t’i analizojmë deri sa të vije dita e ndeshjes”, ka thënë Ramadani.