Ramadani: Ishte një fitore e mundimshme sepse gjendja psikologjike nuk ishte ashtu siç duhej

193

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka triumfuar minimalisht në Skenderaj.

Djelmoshat “bardhekaltër” kanë shënuar fitore kundër Drenicës me rezultatin 0-1, shkruan Gazetasheshi.com

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi sulmuesi, Leutrim Kryeziu.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

“Aksionet bëhen ashtu siç bëhet puna, mirëpo konkretizimi na ka munguar ndeshjet e fundit. Pa e nënvlerësuar Drenicën dhe skuadrat tjera dhe nuk lejojnë aq lehtë të konkretizosh ndaj tyre. E dinim që kishim përballë një skuadër e cila është ters për ne. I uroj futbollistët për fitoren, ishte një fitore mjaftë e mundimshme sepse gjendja psikologjike pas humbjes në mesjavë nuk ishte ashtu siç duhet”, tha Ramadani.   

/Gazeta Sheshi/