Ramadani: Fitorja ndaj Besës na afron te titulli, John na ka nervozuar

2715

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka bërë edhe një hap tjetër në luftën për titullin kampion këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra kryeqytetase ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Besa e Pejës me rezultatin, 0-3,  shkruan Gazetasheshi.com

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

Sipas Ramadanit, fitorja kundër Besës e afron klubin e Prishtinës drejt titullit kampion.

“Më gëzon fakti që jemi me këmbë në tokë. Nuk kemi eufori dhe gjithçka varet nga ne, pasi që po t’i fitojmë tri ndeshjet deri në fund dalim kampion. Ndeshjen ndaj Besës e morëm me seriozitetin më të madh të mundshëm, pasi që kishim mësuar për rezultatet e fundit të kësaj skuadre dhe me një angazhim të madh arritëm ta fitonim ndeshjen. Gjithashtu më gëzon fakti që nuk pranuam gol në këtë sfidë”.

“Rikthimi i Otto John është shumë i duhur për ne, por të ju them të drejtën na ka nevrikosur paksa vonesa e tij, por nuk është faji tij. Ai është një futbollist profesionist i cili ka arritur ta ruajë formën dhe kjo po vëreht tani”, tha pas ndeshjes Ramadani.

/Gazeta Sheshi/