Rama – Ahmeti: Bashkëbisedim vellazëror mbi punët e përbashkëta dhe të përveçme

118

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një postim në rrjtin social “Twitter”, kryeministri Rama ka publikar një foto, të cilën e ka shoqëruar me tekstin: “Me Shpendin pas një bashkëbisedimi vellazëror mbi punët e përbashkëta dhe të përveçme:-)”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, prej ditës së djeshme po zhvillon në Shqipëri një vizitë zyrtare.

Ahmeti zhvilloi dje takime me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërsa sot Ahmeti zhvilloi sot një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.