Rakitic befason me deklaratën për Realin

132
Ivan Rakitic ka befasuar sa i përket skuadrës e cila ai dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Mesfushori i Barcelonës  shpreson që Real Madridi me Luka Modricin ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë edicion, pasi sipas tij kjo do ta rriste nivelin e performancës së Modricit në Evropian me Kroacinë.

“Shpresoj që Real Madridi ta fitojë Ligën e Kampionëve me Luka Modricin, pasi kjo do të ishte shtytje edhe për ekipin tonë kombëtar në Euro 2016”, deklaroi kroati.

Los Blancos janë kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare, ku do të ndeshen me Manchester Cityn.