Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit

177

Mikrobiologu Lul Raka, ka folur për mundësinë që klubet tona të luajnë me shikues në Evropë.

Prishtina luan në Ligën e Kampionëve, ndërsa Drita dhe Llapi në Conference League.

Sipas Rakës, situata në Kosovë aktualisht është e mirë sa i përket pandemisë dhe tifozët mund të lejohen me një përqindje.

“Kosova, Islanda, Malta edhe Shqipëria, e kanë shkallën më të ulët të infektimeve në Evropë. Aktualisht ¼  e kapacitetit të teatrit mund të përcjellin shfaqje”.

“Tani kur klubet tona fillojnë garat në Evropë, do të duhej të luhej me shikues. Parakushte janë që të ketë shikues në një përqindje të caktuar. Le të jetë ¼ e stadiumit”.

“Të gjithë e pamë se sa mirë ishin ndeshjet me shikues në Kampionatin Evropian e sidomos në Hungari ka kapaciteti është 100 për qind”, ka thënë Lul Raka në Duelin Sportiv.