Rahoveci fiton me ‘manita’ ndaj Dushkajës dhe i bën presion Fushë Kosovës

419

Rahoveci e ka mposhtur me rezultat të thellë Dushkajën në ndeshjen e vetme e javës së 26-të në Ligën e Dytë, shkruan Gazetasheshi.com.

Vreshtarët në këtë ndeshje kanë triumfuar me rezultat prej 5:1 në stadiumin “Jahja Danuza”, në Rahovec.

Me këtë fitore Rahoveci është ngritur në pozitën e dytë me 63 pikë, një me pak se Fushë Kosova e cila ka një ndeshje me pak dhe është në pozitën e parë.

Kurse Dushkaja me këtë humbje ka rrezikuar gjasat për mbetje në elitë, pasi ka 23 pikë dhe është vetëm katër pikë larg vendit të parafundit.

/GazetaSheshi/