Rahoveci bindës ndaj Sharrit, Fushë Kosova gabon në Gjakovë

1713

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të javës së 28-të në Ligën e Dytë, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja me vëmendjen kryesore ishte në Gjakovë aty ku Dardania e mikëpriti Fushë Kosovën. Kjo ndeshje u mbyll në mënyrë të barabartë prej 1:1, barazimi që nuk i konvenoj aspak skuadrës nga rajoni i Prishtinës.

Ndërsa në përballjen tjetër në mes Rahovecit dhe Sharrit. Vreshtarët arritin t’i marrin tri pikë të mëdha duke i mposhtur skuadrën nga Hani i Elezit me rezultat bindës 3:0.

Rahoveci me këtë fitore është barazuar me Bashkimin e vendit të dytë me nga 66-të pikë, ndërsa Sharri në vendin e 8-të me 35 pikë.

Kurse, Fushë Kosova është ende lider me 69 pikë, kurse Dardania në vendin e 6-të me 39 pikë.

/GazetaSheshi/