Qeveria me videoklip të Dafina Zeqirit në fushatë për liberalizim vizash

177

“S’po du me m’majt, du me kan e lirë, lem ti të lirë”, është refreni i këngës së Dafina Zeqirit, videoklipi i së cilës është përkrahur nga dy ministri dhe është financuar në kuadër të një projekti që ka për qëllim të lobojë për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimeve Evropiane e kanë përfshirë videoklipin në fushatën “Wanderlust”, që është implementuar nga Këshilli Britanik në Prishtinë. I titulluar “Liri”- videoklipi i këngës të cilin Zeqiri e ka realizuar në bashkëpunim me “Mixey”- është xhiruar në Gjeravicë.

Në majën më të lartë në Alpet Shqiptare, në pjesën e Kosovës pop-këngëtarja e hipur mbi një gur, interpreton këngën ku, në mes tjerash, thotë: “Unë du me u sill, me u sill si mos me pas kufi. E nuk munet me më nal, nuk munet me më nal asni energji”. /koha.net/