Qeveria me komision për projektligjin e Trepçës

113

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar propozim vendimin për themelimin e komisionit për hartimin e Projektligjit për Trepçën.

Kryeministri Isa Mustafa tha se ky është hapi i fundit për zgjidhjen afatgjate të statusit të Trepçës.

“Ne do të dëshironim të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe më të qëndrueshme për Trepçën. E zgjidhja do të jetë në harmoni me interesat e qytetarëve te Kosovës”, tha Mustafa./KosovaPress/