Qesharake: Sulmi fizik ndaj një zyrtari dënohet vetëm dy ndeshje

162

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka marrë një vendim qesharak në mbledhjen e sotme.

Për sulm fizik ndaj vëzhguesit të ndeshjes Hajvalia – Drita, mbrojtësi i majtë i ekipit nga paralagja e Prishtinës, Liridon Leci është dënuar me vetëm dy ndeshje.

Kësisoj, në nivelin më të lartë të futbollit në vend, sulmi fizik ndaj një zyrtari dënohet vetëm dy ndeshje.

“LIRIDON  LECI ; lojtar I klubit te futbollit  “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numer te librezes sportive  3984 dhe licencuar ne Federaten e Futbollit te Kosoves me numer ____ ne procedure te PEZULLIMIT nga mbledhja e kaluar per  manifestim te sjelljeve jo sportive (sulm ne vezhguesin e ndeshjes  Rasim Gimolli pas perfundimit te takimit ne zhveshtoret e klubit) ne ndeshjen e javes se  XXV-te te Raiffeisensuperliges se Kosoves ne futboll per kategorine e senioreve  HAJVALIA – DRITA  e zhvilluar ne Kizhnice  (raportet e zyrtareve dhe deklarata plotesuese e lojtarit)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndërkohë, drejtori i Shkollës së Futbollit të Hajvalisë, Ali Ajeti për ofendime të rënda ndaj zyrtarëve, dënohet vetëm me qortim.

Ndryshe, klubi është dënuar me 800 euro për lëshime në organizim.