Çartet Batatina, akuzon rëndë gjyqtarët

261

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka mbetur u dëshpëruar me barazimin 1:1 me Trepçën ’89, derisa për këtë i ka fajësuar gjyqtarët.

“Nuk e di si është e mundur që vazhdimisht Llapi të dëmtohet nga gjyqtarët. Momentin kur Blerand Kurtishaj e ka marr topin ka qenë së paku tri metra pozitë jashtëloje. Pastaj, Alban Mavriqi ndalet pa qenë fare në pozitë jashtë loje. Nuk ja vlen të investohet në futbollin kosovar”, deklaroi Batatina.

“Ne po i gëzohemi 3 majit, por ku do të shkojmë kështu. Si do të ecim përpara me këta gjyqtarë që i marrin nga 100 apo 200 euro dhe humbin njerën e një kampionati”, tha ndër tjerash Batatina.