Puyol ka një këshillë për Arbeloan dhe Piquen

133

Kohëve të fundit po zhvillohet një ‘luftë’ në distancë mes Arbeloas dhe Piques.

Kur themi ‘luftë’ në distancë e kemi fjalën nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale që kanë karakter thumbues mes dyshes në fjalë pothuajse pas çdo ndeshje.

Për këtë ‘luftë sociale’ ka reaguar ish-lojtari i Barcelonës Puyol i cili ka pasur një këshillë për të dy: Arbeloan & Piquen.

“Mendoj se është më mirë që asnjëri prej të dyve të vazhdojë këtë lojë, sepse shumë fëmijë do ta shikojnë”, ka thënë Puyol.