“Putini dha leje për vendosjen e flamurit të Kosovës”

129

Trajneri i klubit “Ippon”, Driton Kuka, ka shpjeguar se si ka ardhur deri te momenti kur është lejuar vendosja e flamurit të Kosovës krahas shteteve tjera në Kampionatin Evropian të Xhudos të mbajtur në Kazan të Rusisë.

“Vladimir putin ka thënë se e ka dhënë lejen për flamurin e Kosovës. Ka thënë se MPB nuk ka dashur që të vendoset, por ka thënë gjithashtu se nëse nuk do të lejohet, do të vijë vet që ta vendosë sërish atë”, ka thënë Kuka.

Ai ka treguar se si vetëm 5 minuta para fillimit të garës, Kosova nuk ka qenë e paraqitur me flamur të Kosovës, por me atë të IJF-së.