Puma bën shaka me Tottenham-in

151

Kompania e njohur e veshjeve sportive Puma ka shfrytëzuar fitoren e klientëve të tyre Borussia Dortmund ndaj Tottenham Hotspur, rivali i klientit tjetër Arsenal, transmeton Gazeta Sheshi.

“Gëzuar fitoren prej 3-0 ndaj një rivali që vjen nga Londra e Veriut”, thuhet në cicërimën e kompanisë në rrjetin social twitter.

Puma ka shfrytëzuar mjaft mirë mardhëniet me publikun për të bërë një shaka me skuadrën e Tottenham-it, e cila është në luftë të vazhdueshme ndaj Arsenalit, një klient i rëndësishëm i komanisë së njohur.

/Gazeta Sheshi/