PSG, mbron titullin e ligës tetë javë para fundit

153

Paris-Saint Germain është proklamuar kampion i Ligës franceze të futbollit për sezonën e katërt më rradhë. Mirëpo, ky titull është shumë i ëmbël për parisienët, i cili vjen tetë javë para përfundimit të sezonit, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjatë 30 javëve kampionat, skuadra nga Parku i Princave ka shënuar 24 fitore, pesë barazime dhe ka pësuar një disfatë.

Këtë vikend parisienët e mposhtën bindshëm në udhëtim skuadrën e Troyes 9-0.

Zlatan Ibrahimovic shënoi katër, Edinson Cavani shënoi dy gola, kurse Javier Pastore dhe Adrien Rabiot ishin pjesë e fitores më të thellë në këtë sezon.

Ekipi nga “Parc des Princes” ishte lider i ligës që nga java e dytë e sezonit, duke dominuar totalisht kampionatin.

/Gazeta Sheshi/