PSG dhe Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, eliminohen Bayerni dhe Porto

127

Skuadra e Paris Saint Germain ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm pas dy takimeve të zhvilluara.

PSG ka humbur ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-1, megjithatë ka kaluar tutje, falë fitores 2-3 dhe golave si mysafir në tokën gjermane, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në ndeshjen e sotme e shënoi sulmuesi i Bayernit, Choupo Mouting.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea-Porto, poashtu fitoi skuadra mysafire, me rezultatin minimal 0-1, me golin e Mehdi Tarem në sekondat e fundit të ballafaqimit.

Megjithatë, skuadra e Chelsea ka siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, për shkak të fitores 0-2 në takimin e parë ndaj Portos.

Chelsea do të luajë me fituesin e takimit Real Madrid-Liverpool.