Pse femrat moderne ndihen aq të lodhura?

255

Femrat e sotme janë në gjendje të vazhdueshme gatishmërie sa trupat e tyre kanë harruar se si duhet të pushojnë.

Femrat moderne kanë harruar se si duhet të pushojnë. Kjo vihet re sidomos tek femrat ndërmarrëse, tek femrat në pozita të larta nëpër kompani të ndryshme e tek femrat të cilat synojnë të bëjnë karrierë, dhe bile ndoshta pa përjashtim, tek të gjitha femrat në marrëdhënie pune.

Ato janë në gjendje të vazhdueshme gatishmërie dhe punojnë që nga mëngjesi deri në mbrëmje, javë pas jave, vit pas viti. Bile edhe atëherë kur marrin pushim, ato bëjnë atë që i bën të ndihen më së miri – punojnë edhe pak më shumë.

Kështu telefonat smart dhe laptopët janë bërë pjesë e pandashme e tyre dhe shumë prej tyre flenë me këto dy pajisje skaj vetes. Në studimet e kryera kryesisht në Amerikë, ka dalë se rreth 63 përqind e grave të anketuara rrallë i japin rëndësi pushimit. Në krahasim me meshkujt, femrat marrin shumë më pak pushim.

Problemi është që, kur të qenit “në gatishmëri” si gjendje kronike bëhet normale, atëherë pushimi, në anën tjetër bëhet diçka jonormale, bile, bile, i parehatshëm, si për trupin ashtu edhe për mendjen. Ideja e pushimit mundet, në mënyrë paradoksale, t’i bëjë gratë të ndihen jorehat. “Ka aq shumë gra tani të cilat e kanë vështirë të ndalen dhe të pushojnë”, thonë hulumtimet e ndryshme. Dhe kjo aftësi për ka një çmim të lartë për shëndetin – sidomos kur kjo nuk vihet re e as nuk kontrollohet.

Rritja e kërkesave dhe e ambicjeve
Mungesa e gatishmërisë për të pushuar, vjen pjesërisht nga ndryshimi i ambicjeve. Deri 15 vjet më herët, sipas hulumtimeve, rreth 25 përqind e grave kanë konsideruar një karrierë që paguhet mirë jashtëzakonisht të rëndësishme për to. Kjo përqindje ka arritur sot në 42. Por  jodomosdoshmërisht gjithçka bëhet për para. Koncepti i shekullit 21 për “të pasur gjithçka” e ushqen mendjen në atë mënyrë që momentet të cilat femrat mund t’i shfrytëzojnë për t’u çliruar, i konsiderojnë në fakt si momente për të ecur përpara.

Shtojani kësaj edhe tregun jostabil të punës, dhe kjo i bën gratë të punojnë jo vetëm për sukses. Ato luftojnë për të qenë konkuruese, për të punuar dyfish dhe për të mësuar sa më shpejt që munden. Ky mentalitet “ec ose dil jashtë loje” e mjegullon vijën ndarëse ndërmjet jetës personale dhe asaj profesionale, dhe i jep fund balancit punë-jetë. Si i tillë, pushimi veq sa po bëhet më i pakapshëm. 55 përqind e grave të anketuara thonë se ndihen fajtore kur pushojnë.

Ajo që e nxit mungesën e pushimit është se gratë rrallë çkyçen nga puna dhe teknologjia që i lidh me to. Rreth 83 përqind të të rriturve flenë me telefonat e tyre dhe, sipas studimeve, 30 përqind e grave i konsiderojnë telefonat e tyre smart si një mjet për të vlerësuar jetën e tyre. “Përpara se zbulimit të telefonave smart dhe rrjeteve sociale, ju mund ta krahasonit veten vetëm me ata që e keni pasur përreth. Tani ju mund të shihni në kohë reale se çka bën bota, dhe kjo ju bën të ndjeheni vazhdimisht se duhet të bëni më shumë”.

Pritjet ndaj grave

Një gjë tjetër që i bën femrat të punojnë pa pushim janë pritjet e mëdha ndaj tyre, krahasuar me pritjet ndaj meshkujve. Për shembull, një femër në karrierë, shpesh duhet të punojë dyfishin dhe të dëshmohet për t’u konsideruar si e denjë dhe meritore për një pozitë. Për dallim nga ato, për meshkujt qysh në start merita supozohet se u takon. Gjithashtu, ndërkohë që femrat kanë marrë përgjegjësi të reja, përgjegjësitë e vjetra – ato të kujdestareve të shtëpisë, nuk u janë shkarkuar. Kjo i bën ato të jenë shumëfish dhe në të gjitha aspektet nën presion.