Pse atletët olimpik kafshojnë medaljet e tyre

217

Atletët olimpik kanë një shprehi kur ngjiten në podium, ata kafshojnë medaljet, por askush nuk e di pse. Në fakt ky është një mister te cilin as historianët olimpik nuk e kuptojnë.

“Ne nuk kemi asnjë ide se pse ata e bëjnë këtë”, tha Anthony Bijkerk, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpike, i cili u shpreh për “Insider” përmes  një emaili. “Me aq sa di unë, është një zakon i vjetër”.

Por, NBC e bën të njëjtën pyetje dhe dy olimpiste më në fund treguan se ku qëndron arsyeja e kafshimit të medaljeve.

Përgjigja është se fotografët i thojnë atyre për ta bërë një gjest të tillë përcjellë Gazetasheshi.com.

Në një video të publikuar nga NBC javën e kaluar, ish-notarja olimpike Natalie Coughlin dhe ish-vrapuesja në garat me pengesa Dawn Harper-Nelson tha se, pasi fituan medaljet e tyre, ata u përballën me një turmë të fotografëve të shtypit të cilët kërkuan që të kafshojnë medaljet e tyre të sapo fituara.

Ata gjithmonë bërtasin ”Më shiko mua”. Të gjithë fotografët bërtasin duke të thënë “Buzëqesh” dhe “Kafsho medaljen”, shpjegon Harper-Nelson.

“Dhe ata ia arrijnë qëllimit” thotë Coughlin.

Kjo njëkohësisht hedh poshtë teorinë se atletët kafshojnë medaljen e arit për ta vërtetuar origjinalitetin e tyre (mirepo ari është i butë, sa që një kafshim i vogël do të linte një shenjë, kështu që është shumë lehtë të tregohet se kur ari është origjinal dhe kur jo). CNN raporton se medaljet e arit që nga viti 1912 nuk janë të ndërtuara nga ari i pastërt.

Në fakt sot të gjitha medaljet e arit përmbajnë 99% argjend./GAZETASHESHI/