Provokoi me imazhin e Putini-t në Turqi: dënohet futbollisti me 5.000 euro

123

UEFA ka gjobitur me 5.000 euro futbollistin e Lokomotivës së Moskës, Dimitri Tasarov, për shkak të një provokimi ndaj tifozëve turq me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin, në fanelën e tij, transmeton Gazeta Sheshi.

“Komisioni i Etikës dhe i Dispilinës brenda UEFA-s ka marrë një vendim për të dënuar futbollistin e skuadrës FC Lokomotiva e Moskës, Dimitri Tasarov, me shumë e 5.000 eurove”, thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit.

Futbollisti 28-vjeçar që e kishte pozuar fotografinë e Putinit me një mesazh fundi saj ka deklaruar:

“Ai është presidenti im. Unë e rrespektoj dhe kam vendosur të jem gjithmonë me të. Në fanelë kisha shkruar atë që do të thoja gjithmonë”, ka deklaruar Tasarov.

Në pikën numër 7 të artikullit numër 14 në rregulloren disiplinore të UEFA-s, ndalon “të gjitha format e propagandës politike, ideologjike dhe religjioze”.

/Gazeta Sheshi/