Projektohet rikthimi i Ibra-s tek Milan

117

Agjenti i suedezit, Mino Raiola, është gati për të bërë lëvizjen e madhe të merkatos së verës, duke transferuar Ibrahimovicin tek Milan. Sulmuesi ka deklaruar se në fundin e sezonit do ti japë fund aventurës në skuadrën e Paris SG, transmeton Gazeta Sheshi.

Ishte raportuar për një interesim të mundshëm të skuadrës angleze Manchester United, mirëpo gjithçka ka ndryshuar me insistimin e agjentit Raiola, që gjithashtu është menaxher i futbollistit italian Mario Balotelli.

Në qoftëse ndodh ky transferim atëherë skuadra rosonere mund të shpresojë në ditë më të mira, megjithëse do jetë e vështirë nëse kuqezinjtë nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

/Gazeta Sheshi/