Progni paralajmëron rivalët: Vitin tjetër jemi pretendenti kryesor për titullin kampion

474

Ka përfunduar edhe xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Njëra nga ndeshjet më të përfolura është luajtur në Gjilan aty ku “kuqebardhët” pësuan humbje nga Llapit me rezultatin, 0-2.

Sulmuesi anësor i Gjilanit, Gerhard Progni, është i ftuar në emisionin sportiv “Ekipi A” ne ATV ku ka folur për shumë tema.

Progni e ka ritheksuar përsëri se skuadra e Gjilanit sezonin tjetër do të luftoj për titullin kampion.

“Për të shkuarën s’dua të flas. Gabimet i dinë në klub. Tani na ka ardhur një trajner që e njeh mirë futbollin kosovar dhe ka sjellë motiv shumë te ne. Mund të them se vitin tjetër jemi pretendenti kryesor për titull”, tha Progni.

/Gazeta Sheshi/