Probleme tek Franca, përplasen Giroud dhe Mbappe

284

Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud janë përplasur në një zënkë.

Sipas “L’Equipe”, Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud ishin përplasur gjatë stërvitjes së Kombëtares së Francës aq shumë saqë ishte dashur që të ndërhyjë selektori, Didier Deschamps, transmeton lajmi.net.

Arsyeja ishte që Mbappe ishte tejet i mllefosur pasi Giroud kishte deklaruar pas dy golave ndaj Bullgarisë që gjërat do të shkonin më mirë nëse Mbappe do ta pasonte topin.

Giroud pas ndeshjes kishte deklaruar se atij nuk i vinin pasime.

“Ndonjëherë ju bëni vrapime por topi nuk vjen, ndoshta do të kishim gjetur më mirë njëri-tjetrin, kjo është e gjitha”, tha Giroud.

Sipas artikullit, Mbappe dëshironte të thërriste dhe një konferëncë për shtyp, por me ndërhyrjen e Deschamps gjërat janë qetësuar