Pritja madhështore bërë Majlindës (Foto)

122

Kampionia e Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi është pritur ngrohtësisht me të ateruar në Aeroportin e Prishtinës.

Fillimisht, ajo ka prerë tortën e bërë enkas për të, pastaj i është drejtuar sallës së konferencave bashkë me Nora Gjakovën që fitoi medaljen e bronztë në Rusi, trajnerin e tyre, Driton Kuka, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Federatës së Xhudos dhe atë të Komitetit Olimpik.

Më pas, Kelmendi është pritur nga qytetarë të shumtë që kishin ardhur nga e gjithë Kosova për ta uruar.