Pritet revolucion te Liverpooli, klubi synon shitjen e Shaqirit dhe katër futbollistëve tjerë gjatë verës

182

Liverpooli raportohet se është duke përgatitur largimin e së paku pesë futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Zeri.info.

“Goal” shkruan se lojtarët që pritet të largohen nga kampioni në fuqi anglez janë Xherdan Shaqiri, Divock Origi, Harry Wilson, Marko Grujic dhe Sheyi Ojo.

Sipas mediumit të njohur, “Të Kuqtë” presin të fitojnë së paku 50 milionë euro nga shitja e tyre.

Për Shaqirin interesim besohet të kenë shprehur Roma e Sevilla, kurse Origi po lidhet me një kalim te Interi.