Prishtina udhëton në Gjilan për pikë të plota

189

Prishtina vazhdon misionin e rimëkëmbjes me transfertën e radhës në Gjilan, me ç’rast do përballet me skuadrën e Dritës.

Tradicionalisht, bardhekaltërit nga Gjilani, kanë qenë kundërshtar i papërshtatshëm për kryqytetasit, mirëpo skuadra e trajnerit Sami Sermaxhaj tashmë ka objektivin e caktuar për këtë udhëtim.

Trajneri i prishtinasve, Samir Sermaxhaj, ka deklaruar për faqen zyrtare të klubit prishtinas se në këtë takim hyjnë vetëm për fitore.

“Besoj që nga ndeshja me Hajvalinë kemi mësuar shumë gjëra dhe gjatë javës kemi punuar që ato gabime që i kemi bërë ndaj Hajvalisë mos t’i përsërisim, jo vetëm ndaj Dritës, por ndaj asnjë skuadre tjetër. Kështu që jemi mobilizuar dhe shkojmë me të vetmin qëllim, fitoren! Ekipi shumë mirë po frymon, e ka harruar lojën me Hajvalinë dhe është shumë i koncentruar në ndeshjen me Dritën. Më gëzon kthimi i Shend Kelmendit, i cili, megjithatë ende nuk është i sanuar për 90-minuta, mirëpo kthimi i tij do të thotë shumë për Prishtinën”, ka theksuar para ndeshjes, kryetrajneri, Sermaxhaj.