Prishtina sot e mëson kundërshtarin në raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve

188

Sot në Nyon te Zvicrës nga ora 12:00, do të hidhet shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Prishtina, i ka mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve, në rast se e kalon garat parakualifikuese.

Nëse kryeqytetasti kalojnë në raundin kualifikues, atëherë mund të përballen me Dinamon e Zagrebit (Kroaci), Ferencvaros (Hungari), Flora Talin (Estonia) ose Zhalgiris Vilnius (Lituani).

Kampioni në fuqi i Kosovës me 22 qershor do të luajnë gjysmëfinalen e parakualifikimeve ndaj Folgores, në rast kalimi tutje atëherë do të ndeshen me fituesin e ndeshjes HB – Inter.

/Gazeta Sheshi/