Prishtina shumë pranë titullit, reagojnë “Plisat”

530

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka bërë edhe një hap tjetër në luftën për titullin kampion këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra kryeqytetase ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Besa e Pejës me rezultatin, 0-3,  shkruan Gazetasheshi.com

Besnik Krasniqi realizoi golin e parë në këtë takim, kurse Otto John shënoi dy gola të tjerë.

Kjo fitore i ka gëzuar shumë edhe tifozët e kësaj skuadre, “Plisat”.

Ata kanë reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Djelmoshat bardh e kaltër vazhduan sot me sukses rrugëtimin drejt titullit kampion, ku sot shënuan fitore në Pejë kundër Kf Besës me rezultat 3:0!
Kanë mbetur edhe 3 ndeshje , 3 finale drejt titullit kampion, së bashku i’a dalim.
Forca PRISHTINË, ti je KAMPIONE“.

/Gazeta Sheshi/