Prishtina “pa frena” edhe ndaj Llapit, Arbëria i thellon krizën Gjilanit!

1514

Superliga e Kosovës vazhdon javën e 23-të me dy ndeshje tejet interesante, shkruan Gazetasheshi.com.

Vëmendja kryesore pritet të zhvendoset në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të jetë mikëpritëse e Llapit. Të dy skuadrat kanë një ecuri pozitive në sezonin pranveror dhe ndeshja do të jetë e luftuar për të marrë në fund tre pikët.

Ndërsa, Gjilani në ndihmës stadiumin me bari sintetik mikëpret Arbërinë. Ecuria e dy skuadrave nuk është edhe aq e mirë në këtë gjysmë-sezon, e sot (e shtune) pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë për të marrë pikët maksimale.

Gazeta “Sheshi” do ju mbajë të informuar në lidhje me çdo ndryshim rezultati në këto sfida:

PRISHTINA – LLAPI 2-0

– Mbyllet ndeshja!

+4 minuta shtesë!

83′ Zëvendësim te Prishtina: Gauthier Mankenda inkuadrohet në vend të Alban Shillovës.

78′ Zëvendësim te Prishtina: Tun Bardhoku inkuadrohet në vend të Gledi Micit.

77′ Benjamin Emini (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

72′ Gledi Mici (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

68′ Qëndrim Zyba (Pri) gjuan brnda zonës, por topi devijohet nga Ardit Peposhi dhe përfundon në fundore.

58′ Zëvendësime te Llapi: Sava Gardasevic dhe Ahmed Januzi inkuadrohen në lojë në vend të Kushtrim Shabanit dhe Kastriot Selmanit.

56′ Ardit Peposhi (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

55′ Engjëll Hoti (Llap) gjuan drejt zonës pas një aksioni tejet të bukur, por pret ‘gardiani’ Eglant Haxho.

54′ Zëvendësi te Prishtina: Sabjen Lilaj inkuadrohet në vend të Lorik Boshnjakut.

54′ Lorik Boshnjaku (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

49′ Kastriot Selmani (Llap) gjuan me të majtën, por topi shkon mbi portë.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+3 minutë shtesë!

34′ GOL! Alban Shillova (Pri) përfiton nga një gabim i Benjamin Eminit dhe e dërgon topin drejt rrjetës për 2-0.

33′ Kastriot Selmani (Llap) pengohet brenda zonës nga Lorik Boshnjaku, ndërkohë gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu lejon që ndeshja të vazhdojë.

30′ GOL! Besnik Krasniqi (Pri) gjendet bukur me kokë pas harkimit të Leonit Abazit dhe realizon për 1-0.

28′ Kastriot Selmani (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

17’ Zëvendësim te Llapi: Edon Sadriu inkuadrohet në vend të Mentor Zhdrellës.

16’ Mentor Zhdrella (Llap) i lënduar detyrohet ta braktisë fushën e lojës.

07′ Alban Shillova (Pri) gjuan me kokë pas harkimit të Leonit Abazit, por pret për mrekulli ‘gardiani’ Giacomo Nava.

02′ Elvis Prençi (Llap) gjuan me kokë, por topi ndalet nga traversa.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, B. Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E. Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Kryetraner: Zekirija Ramadani.

Llapi: Nava, Peposhi, Prençi, Haliti, Emini, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Elvis Bicaj, Fatlum Jashari, Erdall Zasella

Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë


GJILANI – ARBËRIA 1-1

– Mbyllet ndeshja!

+5 minuta shtesë!

84′ Protestojnë ashpër futbollistët e skuadrës vendase duke kërkuar pozitë jashtë loje.

84′ GOL! Marclei Cezar (Arb) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

83′ Zëvendësim te Arbëria: Aldin Adzovic inkuadrohet në vend të Dior Zabërgjës.

82′ Zëvendësim te Gjilani: Shend Kelmendi inkuadrohet në vend të Keita Razak.

81′ Bruno Arrabal (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

80′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga goditja e dënimit, por intervenon Andi Thaqi.

74′ Ardit Hila (Gjil) gjuan nga distanca, por pret sërish Andi Thaqi.

71′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan me të majtën nga distanca, por ndal me sukses Andi Thaqi.

70′ Zëvendësim te Gjilani: Keita Aziz inkuadrohet në vend të Ivan Fustar.

70′ Ardit Hila (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

69′ Zëvendësim te Gjilani: Tomislav Busiç inkuadrohet në vend të Darko Nikaç.

68′ Zëvendësim te Arbëria: Qlirim Kashtanjeva inkuadrohet në vend të Agon Llugiqit.

62′ Keita Raza (Gjil) gjuan brenda zonës, por pret Andi Thaqi.

61′ GOL! Agron Bruqi (Arb) në tentim për ta larguar topin e ka dërguar në portën e tij për ti dhënë epërsinë skuadrës së Gjilanit, 1-0.

60′ Zëvendësim te Arbëria: Marclei Santos Cezar inkuadrohet në vend të Anes Hot.

58′ Kreshnik Bahtiri (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

48′ Agon Llugiqi (Arb) gjuan me të djathtën, por përfundon në duart e Enea Koliqit.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

40′ Keita Razak (Gjil) gjuan me kokë brenda zonës, por ‘gardiani’ Andi Thaqi e dëbon topin në fundore.

28′ Besar Musolli (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

17′ Keita Razak (Gjil) gjuan me të djathtën nga jashtë zonës, por traversa i mohon golin.

12′ Darko Nikaç (Gjil) nuk arrinë ta shtyejë topin drejt rrjetës së zbrazët, derisa shërbehet bukur nga Ardit Hila.

11′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga distanca, por mbi portë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Dallku, Fustar, Veliu, Useini, Musolli, Hila, Hajdari, Progni, Razak, Nikaç. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Arbëria: Thaqi, Arrabal, Hyseni, Avdulli, Pira, Zabërgja, Bahtiri, Llugiqi, Bruqi, Kryeziu, Hot. Kryetrajner: Arbnor Morina

Gjyqtarë: Alban Shala, Lumturije Muhadri, Arbnor Bullatovci, Arben Halilaj

Stadiumi ndihmës me bari sintetik – Gjilan

/Gazeta Sheshi/