Prishtina nëse e kalon grupin, do të përballen me Ferencvarosin

479

Është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në Nyon te Zvicrës, nga ora 12:00, shkruan Gazetasheshi.com.

Prishtina e cila është shpallur kampione e Superligës, në raundin e parë kualifikues do të mund të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosi, vetëm në rast se kalon parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Bardhekaltërit me 22 qeshor do t’i nisin parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku në gjysmëfinale do të luajnë ndaj Folgore. Kurse në finale e pret fituesin HB – Inter, nëse kryqytetasit i fitojnë takimin gjysmëfinal dhe atë final, atëherë do të luaj në raundin kualifikues ndaj

Kujtojmë që në raundin e parë të besuarit e Zekrija Ramdanit, i janë shmangur kundërshtarëve si: Dinamon e Zagrebit (Kroaci), Flora Talin (Estonia) dhe Zhalgiris Vilnius (Lituani).

/Gazeta Sheshi/