Prishtina “mposhtet” ende pa udhëtuar në Gjilan (Foto)

391

Jemi më 2 prill, andaj edhe duhet ta besoni. Prishtina ka regjistruar një rekord të zi këtë edicion në Superligë.

Skuadra më e madhe e vendit nuk ka arritur ta fitojë asnjë ndeshje në udhëtim pas 22 xhirove të zhvilluara në Superligë.

Dhe, nëse është për t’i besuar këtyre statistikave, atëherë kryeqytetasit janë të ‘mposhtur’ ende pa udhëtuar në Gjilan për të zhvilluar derbin të dielën me këtë ekip, shkruan Gazeta Sheshi.

Ekipi i trajnerit Fadil Berisha nga 11 ndeshje të luajtura në udhëtim i ka vetëm 4 barazime dhe të gjitha tjerat humbje.

Statistikë më të keqe ka vetëm Istogu me një barazim e dhjetë humbje. Të dy këto ekipe luajnë në udhëtim dhe mbetet të shihet nëse do ta përmirësojnë sado pak këtë statistikë.

Untitled