Prishtina me super-premia për fitore ndaj Feronikelit

220

Sot zhvillohet derbi i xhiros 25 në Superligë ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës. Për të dyja ekipet pikët janë jetike. Vendasit kërkojnë fitoren për të qëndruar në krye të renditjes, kurse mysafirët për t’iu shmangur fundit të tabelës.

Si e tillë, sfida ka një peshë të madhe dhe për këtë ka menduar mirë Prishtina, e cila ka vendosur t’i “pasurojë” futbollistët në rast fitoreje, shkruan Gazeta Sheshi.

Në rast triumfi në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, futbollistët e Prishtinës do të marrin nga 200 euro premia.

Kjo dëshmon se ballafaqimi i sotëm do të jetë shumë interesant dhe garanci për këtë është edhe hapja e tribunës përendimore të stadiumit në Drenas, ku numri i shikuesve mund të dyfishohet.

Ndryshe, sot zhvillohen edhe dy ndeshja tjera. Në Skenderaj, Drenica i bën “konak” Lirisë, kurse në Kishnicë, Hajvalia është nikoqire e Dritës.