Prishtina me rekord fantastik, ka vetëm një humbje si vendas këtë edicion

307

Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të edicionit në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Prishtina është gati ta rikthejë titullin në kryeqytet, teksa gjendet në vendin e parë me pesë pikë më shumë se Drita, dy xhiro para fundit.

Prishtinasit po kalojnë formë të lartë teksa kanë shënuar fitore në tetë ndeshjet e fundit në Superligë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” ka rezultuar i pakalueshëm për shumë kundërshtarë.

Nga 34 xhirot e zhvilluara deri më tash, FC Prishtina e ka vetëm një humbje si vendas, teksa ka regjistruar edhe 12 fitore dhe katër barazime.

Humbja e vetme si vendas e kryeqytetasve është ndaj Gjilanit me rezultat 0:2 në xhiron e tetë.

Katër barazimet në “Fadil Vokrri” ndaj Prishtinës i kanë nxjerrë Llapi (0:0), Feronikeli (0:0), Drita (1:1) dhe Gjilani (0:0)