Prishtina i mëson kundërshtarët e mundshëm nëse kalon në raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve

560

Prishtina, i ka mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve, në rast se e kalon garat parakualifikuese, shkruan Gazetasheshi.com.

Kampioni në fuqi i Kosovës me 22 qershor do të luajnë gjysmëfinalen e parakualifikimeve ndaj Folgores, në rast kalimi tutje atëherë do të ndeshen me fituesin e ndeshjes HB – Inter.

Ndërsa me kalimin e raundit kryeqytetasit, mund të përballen me Dinamon e Zagrebit (Kroaci), Ferencvaros (Hungari), Flora Talin (Estonia) apo Zhalgiris Vilnius (Lituani).

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Nesër shorti i raundit të parë të “Championsit”

Fituesi i raundit preliminar mëson katër skuadrat eventuale në raundin e parë
UEFA, sot, një ditë para hedhjes së shortit të raundit të parë dhe dy ditë para hedhjes së shortit të raundit të dytë, i ka ndarë skuadrat në katër grupe.

Fituesi i turnirit preliminar (Folgore – Prishtina/HB – Inter) është hedhur në grupin e 4-të me katër skuadra bartëse, si kampionët e Kroacisë, Dinamo Zagreb, kampioni hungarez, Ferencvarosh, kampioni estonez. Flora Talin dhe kampioni lituanes, Zhalgiris Vilnius.

Pra, nëse Prishtina kalon raundin preliminar, nesër do të mësoj edhe kundërshtarin eventual në raundin e parë nga katër skuadrat e lartcekura.

/Gazeta Sheshi/