Prishtina favorit absolut ndaj Folgores, këto janë kuotat e basteve

169

Ashtu edhe siç pritej, Prishtina është edhe favorite ndaj Folgores në kompanitë e basteve, shkruan Gazetasheshi.com.

Bardhekaltërit, sipas “Unibet” kanë kuotë tejet të vogël për fitimin e këtij dueli (1.05), ndërsa kuotë të lartë ka fitorja e Folgores, ku fitorja e tyre shpërblehet me shifra të larta (21.00). Edhe barazimi ka një kuotë të lartë, e që koficiente është (10.00).

Prishtina dhe Folgore do të luajnë sot në ndeshjen parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në “Elbasan Arena”, nga ora 20:00.

/Gazeta Sheshi/