Prishtina emëron trajnerin e ri

144

Spekulimeve të shumta se kush pritet ta drejtojë Prishtinën pas dorëheqjes së kryetrajnerit Sami Sermaxhaj i ka dhënë fund Fadil Berisha. Ish-ndihmësi i Sermaxhajt, e ka marrë postin e shefit të shtabit teknik dhe zyrtarisht pasditen e së martes.

Por kush është Fadil Berisha ?!

12800358_10154857506923538_7325584853252170352_n
Fadil Berisha ka lindur më 15. 05. 1964 në Prishtinë.  Në FC Prishtina është trajner në Shkollën e futbollit dhe si ndihmës i parë i skuadrës që nga viti 2001 – vit kur ishte pensionuar nga karriera shumë e pasur si futbollist i skuadrës si njëri ndër mbrojtësit më të mirë që ka pasur skuadra ndonjëherë duke filluar si lojtar i “gjeneratës së artë” në vitet 80-ta.

Tjetër risi tek klubi bardhekaltër nga kryeqyteti është edhe rikthimi i kapitenit të suspenduar Driton Krasniqi. Ai ka ushtruar rregullisht me grupin dhe pritet të luajë në fundjavë ndaj Gjilanit.

Ju kujtojmë që Krasniqi që prej ndeshjes së Kupës ndaj Istogut ishte ndarë me klubin, pasi që Sermaxhaj e kishte lënë në bankën rezervë.

/Gazeta Sheshi/