Prishtina e shkruan historinë, për herë të parë merr pjesë në parakualfikueset e Ligës së Kampionëve

112

Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21, shkruan Gazetasheshi.com.

Bardhekaltërit u kurorëzuan me titullin kampoon një xhiro para fundit, pasi ka fituar sot në Gjilan ndaj skuadrës së Ismet Munishit me rezultatin 1-2.

Ndërsa ju rikujtojmë që titulli në kryeqytet është rikthyer pas plotë 8-të viteve, kurse ky titull është i 11-të për skuadrën e Prishtinës.

Klubi nga kryeqyteti do të marrë pjesë për herë të parë në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Turneu do të mbahet në Ishujt Faroe nga 22 deri më 25 qershor ku marrin pjesë katër skuadra. Shorti i gjysmëfinaleve do të hedhet me 18 qershor.

Një nga katër skuadrat e këtij rundi do të kaloj në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

/GazetaSheshi/