Prishtina e fiton miqësoren ndaj Shkëndijës, shkëlqen “Rrapa”

594

Klubi Futbollistik “Prishtina” e ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kampionëve.

Pas Llapit, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka fituar edhe në miqësoren ndaj Shkëndijës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultatin 2-0.

Golat e fitores u shënuan nga sapo i ardhuri, Xhevdet Shabani, në minutat 71 dhe 72.

Pas kësaj ndeshje, Prishtina do të niset drejt Elbasanit, atje ku do të takohet me Folgores.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 22 qershor nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”.