Prishtina e dominon Dritën edhe në merkato, kryeqytetasit afër të marrin super-yllin e Superligës

4045

Sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll është afër fundit. Skuadra e Prishtinës duhet ta fitojë të paktën edhe një pikë në ndeshjet e fundit që ta sigurojë edhe matematikisht titullin kampion.

Megjithatë, që nga tani, skuadrat kanë filluar të mendojnë për përforcimet që do t’i bëjnë, disa para ndeshjeve të arenën ndërkombëtare, e disa për sezonin e ri të Superligës së Kosovës. FC Prishtina është në mesin e skuadrave që ka filluar të punojë në merkato.

GazetaBlic Sport, ka raportuar se klubi nga kryeqyteti ka shprehur interesim për të transferuar sulmuesin anësor të Feronikelit, Mendurim Hoti.

Për 25 vjeçarin ka shprehur interesim edhe klubi i Dritës, megjithatë, FC Prishtina duket se është më afër për të siguruar shërbimet e yllit të Superligës, që aktualisht luan tek Feronikeli. Aktualisht, asgjë nuk është finalizuar, por duhet theksuar se interesimi i Prishtinës për Hotin është i madh.