Prishtina dhe Llapi do e zhvillojnë një ndeshje miqësore

420

Prishtina dhe Llapi do zhvillojnë miqësore para ndeshjeve të rëndësishme në kuadër të garave evropiane.

Dy skuadrat siguruan pjesëmarrjen në Evropë, me “Bardhëkaltërit” që u shpallën kampion, derisa Llapi fitoi Kupën e Kosovës.

Llapi përmes një komunikate njoftoi se dy skuadrat do zhvillojnë miqësore me 12 qershor më fillim në ora 17:30.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Fituesi i titullit kampion, FC Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, KF Llapi, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare, të shtunën më 12 qershor në ora 17:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan zhvillojnë ndeshje miqësore”, shkruhet në komunikatë.