Presidenti i Qipros për aeroplanin e rrëmbyer: S’ka të bëjë me terrorizmin

116

Një avion me 81 pasagjerë në bord i linjës ajrore Egyptair i nisur nga Aleksandria me destinacion Kajron është rrëmbyer mëngjesin e sotëm . E konfirmon vetë linja ajrore përmes një postimi në Twitter.

Konfirmimi erdhi menjëherë edhe nga autoritetet e Qipros pasi avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin Larnaka.

Piloti është kërcënuar nga një pasagjer i cili mban një jelek me eksploziv. Pas negociatave me rrëmbyesit nga avioni janë liruar rreth 40 pasagjerë me përjashtim të ekuipazhit dhe të 4 shtetasve të huaj. Më pas u liruan të gjithë pasagjerët.