Presidenti i PSG-së: “Neymar dhe Mbappe nuk kanë arsye për t’u larguar”

215

Presidenti i PSG’së, Nasser Al-Khelaifi ka deklaruar pas ndeshjes se është i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e tij, PSG, pavarësisht humbjes së sotme nga Bayerni me rezultatin 0-1, ka kaluar në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 3-3 dhe golave si mysafir.

Khelaifi tha poashtu se Neymar dhe PSG nuk kanë arsye për t’u larguar nga PSG.

“Pajtohem. Ne kemi investuar shumë në këtë klub për të fituar Ligën e Kampionëve dhe të gjitha trofetë që janë. Neymar dhe Kylian Mbappe nuk kanë arsye për t’u larguar. Ne me të vërtetë kemi gjithçka për të fituar të gjitha garat. Ne jemi një ekip i shkëlqyeshëm sot. Ne kemi respekt për të tjerët, por jemi atje me ta. Ne punojmë. Dhe nuk ka mbaruar. Duhet të vazhdojmë, të qëndrojmë të qetë, sepse Liga e Kampionëve nuk ka mbaruar. Ne duhet të punojmë më shumë çdo ditë”, tha Nasser Al-Khelaifi.