Presidenti i Llapit, Batatina: Do të ketë transferime të mëdha tek Llapi, duam që të dalim me skuadër solide në Evropë

837

Skuadra e Llapit ka fituar mbrëmë Kupën e Kosovës, pasi ka mposhtur në penallti ekipin e Dukagjinit.

Koha e rregulltë përfundoi me rezultatin 0-0, kurse vazhdimet u mbyllën poashtu me rezultatin e barabartë, por me gola (1-1).

Në penallti, skuadra e Llapit ishte më e saktë, me ç’rast fituan 4:3 dhe siguruar Kupën e parë në histori të klubit.

Tashmë skuadra nga Podujeva do të përfaqësojë Kosovën në garat evropiane. Natyrisht për paraqitje sa më pozitive nevojitet përgatije e madhe dhe skuadër komptetitive.

Presidenti i kësaj skuadre, Beqir Batatina, në një prononcim për GazetaBlic Sport, ka konfirmuar se do të ketë transferime të mëdha në këtë skuadër.

“Do të ketë transferime të mëdha, ne jemi në kordinim me shefin e shtabit teknik, i cili do t’i vendosë prioritetet e skuadrës se ku mendon se ka nevojë të përforcohemi. Ne do të punojmë të jemi një skuadër sa më e kompletuar, që të paraqitemi mirë në arenën nderkombtare dhe të kemi skuadër sa më solide për Evropë, natyrisht se do të ketë transferime edhenga jashtë”, tha Beqir Batatina për GazetaBlic Sport.