Premiot për fitimin e Europianit, ja shuma që ofron Gjermania

143

Futbollistët e kombëtares gjermane kanë një motiv më shumë për të fituar në “Francë 2016”. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Federata Gjermane e Futbollit u ka ofruar lojtarëve një shumë prej 300.000 eurosh për secilin prej tyre nëse fitojnë Kampionatin Europian.

Menaxheri i Kombëtares gjermane, Oliver Bierhof, ka deklaruar se ky është një lajm i mirë për kampionët e Botës.

“Jam i lumtur për marrëveshjen. Kjo do të sjellë qartësi dhe qetësi para fillimit të turneut”,-ka thënë ai sipas ‘Sport Mediaset”.

Gjermania është në Grupin C, bashkë me Poloninë, Ukrainën dhe Irlandën e Veriut. Gjermanët shihen si më të favorizuarit për kalimin e grupit dhe sipas disa vlerësimeve të fundit, janë ndër pretendontët kryesor për fitimin e kompeticionit.