Premier Liga shet të drejtat televizive për 5.6 miliard euro

287

Premier Liga ka arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e tyre për transmetim me Sky Sport, BT Sport dhe Amazon Prime deri në vitin 2025 për 5.2 miliardë euro.

Me këtë Liga Premier ka vendosur që një shumë prej 116 milionë euro në vit ta investojë në divizionet më të ulët dhe futbollin e fëmijëve.

Sipas gazetës prestigjoze “Daily Mail”, të tre transmetuesit kanë rënë dakord të paguajnë 5.2 miliardë euro për tre edicionet e ardhshme.