Premier League pasurohet edhe me WAGS…

337

Superfuqitë e Premier League vazhdojnë të forcojnë skuadrat e tyre para fushatës së re, duke u përpjekur të marrin futbollistët më të mirë të planetit në ekip. Një numër i madh blerjesh ka zbarkuar në Angli dhe po nisin të përshtaten me jetën në Britani. Për ta pasur më të lehtë diçka të tillë shoqërohen nga bashkëshortet edhe të dashurat e tyre, duke rritur numrin e WAGS në stadiumet e 2016-17. WAGS është termi që përdoret për partneret e futbollistëve të famshëm…

Zlatan Ibrahimovic (left) basks in the sun on holiday with his wife Helena SegerManchester United është përforcuar me Zlatan Ibrahimovic, një nga sulmuesit më të famshëm në qarkullim. Suedezi, ish-Paris SG, mbërriti i shoqëruar dhe po jeton në hotel me bashkëshorten e tij bionde Helena Seger. 45-vjeçarja, me profesionin biznesmene, ka dy djem me qendërsulmuesin dhe para se të ishte e suksesshme në investimet në tregun imobilar, Seger ka qenë aktore dhe modele në vendlindjen e saj në Suedi.

Arsenal midfielder Granit Xhaka poses for the camera with his fiancee Leonita Lekaj
Lekaj (right) provided vehement support for Switzerland and her partner at Euro 2016The loved up duo were reunited after Xhaka played for Arsenal on their U.S pre-season tourTifozët e Arsenal presin me interesim Granit Xhakën, e ardhur për 50 milionë euro nga Borussia Monchengladbach, si njeriu që duhet të përmirësojë mesfushën e “topçinjve”, që synon titullin në Premier League. 23-vjeçari shoqërohet në veri të Londrës nga e fejuara e tij Leonita Lekaj. Çifti nuk humbet rast për të postuar fotografi së bashku në “Instagram” dhe Leonita është nga Kosova, ashtu si Graniti që luan me kombëtaren e Zvicrës.

Manchester City's summer signing Nolito (left) with his wife Laura DareaManchester City ka marrë sulmuesin spanjoll Nolito nga Celta Vigo për 20 milionë euro dhe futbollisti ka shkuar në Angli i shoqëruar nga bukuroshja Laura Darea, e cila është e ëma e tre fëmijëve që ka çifti. Deri para se të lindte fëmijën e tretë Laura Darea ka qenë modele në Spanjë. Përpara se të niste Euro 2016, mesfushori Thiago Alcantara, një mik i Nolito, deklaroi: “Nëse shkon në Angli, gruaja e tij do të jetë shumë e mërzitur!”

Chelsea manager Antonio Conte married Elisabetta Muscarello (left) back in 2013Nuk ka të bëj vetëm me futbollistët, edhe trajnerët që kanë ardhur të shoqëruar në aventurën e re që kanë nisur në Angli. Trajneri Antonio Conte do të jetojë me bashkëshorten e tij, Elisabetta Muscarello, me të cilën është martuar tre vjet më parë. Gjatë Euro 2016, çifti festoi përvjetorin e lindjes dhe Conte postoi një mesazh në rrjetin social “Facebook”: “E dashur Beta, sot është përvjetori i martesës tonë. Kanë kaluar tre vjet, edhe pse nuk mundëm të festojmë me një fitore, ti më karikon me dashuri. Faleminderit për mbështetjen që më jep çdo ditë dhe që je në krahun tim në të gjitha punët dhe sfidat personale që po përballem. Një puthje, Antonio…”

Pep Guardiola, during his time at Bundesliga giants Bayern Munich, pictured with his wifeThe pair, who married back in 2014, both share an interest in fashion