Premier League ashpërson rregullat, kalove cakun merr karton të kuq

156

“Kemi vënë re në ndeshjet e sezonit të kaluar, se lojtarët dhe arbitrat kanë kaluar cakun në disa raste me sjelljen e tyre,” shkruhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Premier League. Dhe për ta zhdukur sa më shumë këtë fenomen, tre autoritetet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e futbollit anglez – do të integrojnë dënime të rënda. Sipas rregullave të reja, arbitrat mund të tregojnë direkt karton të kuq nëse lojtarët sillen me agresivitet të tepruar drejt tyre që shkon deri në kontakt trupor. Edhe për një fjalor ofendues apo gjeste të tepërta në drejtim të arbitrave janë parashikuar kartonët e verdhë. Siç raporton Premier League, edhe trajnerët duhet të ruhen pasi rregullat e zonës së trajnerit do të ndiqen në mënyrë rigoroze.

“Është mendimi ynë i përbashkët, se këto lloj sjelljes nuk do të tolerohen më,” citohet bosi i Premier League Richard Scudamore në faqen e federatë. Gjithashtu, lojtarët do të ndëshkohen lehtësisht me karton të verdhë nëse shfaqin mungesë respekti kundrejt arbitrave. Shto këtu edhe protestat e një vendimi, apo edhe ballafaqimet kokë më kokë. Edhe kontakti trupor, që nuk është agresiv do të dënohet me karton të verdhë. Scudamore nuk i frikësohet faktit se këto rregulla mund t’i heqin emocionet lojës. “Ne duam të shohim pasionin e treguar në të kaluarën, por lojtarët dhe trajnerët duhet të marrin parasysh se ka një kufi që nuk duhet kaluar.”