Prekazi: Kam pasur gjithmonë oferta, por jam i lidhur me Ballkanin

465

Arbër Prekazi, ka qenë i përfolur për një kalim të tij te Gjilani, pikërisht në këtë afat kalimtar, shkruan Gazetasheshi.com.

E njëra nga argumentet që dyshohej që mbrojtësi të transferohet të kuqebardhët ishte fotoja e publikuar nga trajneri Ismet Munishi me Prekazin.

31 vjeçari me anë të një shkresë në profilin e tij ka reaguar për gjithë këtë rrëmuj ndaj tij, ai shkroi se nuk do të largohet nga Ballkani sepse ndodhet në kontratë me klubin nga Suhareka. Por, që pas përfundimit të marrëveshjes mund të ndodh ndërrimi i ambientit.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Duke u nisur nga raportimet e shumta te mediave ne lidhje me te ardhmen time, dua qe te ju sqaroj qe nga gjithë ato raportime pa marrë as edhe një here opinionin tim për situaten ,nuk ka asgje te vertetë , te pakten per momentin.

Jo vetem ne kete afat kalimtar, por edhe ne afetet e kaluara une kam patur gjithmonë oferta , por që kam qenë i lidhur me FC Ballkanin, ashtu sic jam edhe tani, sepse ndodhem nen kontrate me klubin.

Ndjehem shumë falemderues presidentit Arsim Kabashi dhe familjes Kabashi per besimin e shfaqur ndaj meje dhe korrektesine, pasi qe investimi i tyre i madh ne sport meriton t’u kthehet me korrektesine maksimale.

Duke dashur edhe qe te rrespektoj punen e madhe te mediave dhe gazetareve te sportit ne pergjithesi, dua qe te ju informoj se nuk ka asgje te re ne lidhje me te ardhmen time, e cila vazhdon te mbetet e lidhur me FC Ballkanin.

/Gazeta Sheshi/