Prekazi, drejtori i ri sportiv te Gjilani

2964

Sport Club “Gjilani” ka emëruar Rafet Prekazin në postin e drejtorit sportiv.

Gazeta “Enigma”, ka raportuar se trajneri i njohur kosovar dhe ish-selektori i Kosovës do ta marrë detyrën e drejtorit sportiv te SC Gjilani nga ky edicion.

Ai do ta zëvendësoj Sallah Sherifin, i cili e ushtronte këtë post deri më tani.

Sherifi do të zhvendoset në pozicionin e drejtorit teknik te “kuqebardhët”. Prekazi është një emër i madh i futbollit kosovar dhe do ta ndihmojë Gjilanin drejt realizimit të objektivave që ka para vetës.

Zyrtarizimi i tij pritet të ndodh brenda ditëve.